TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Qershor 2023, 21:18

Tjetër incident ushtarak mes Pekinit dhe Uashingtonit, anija kineze rrezikon përplasjen me flotën amerikane

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër incident ushtarak mes Pekinit dhe Uashingtonit, anija kineze

Një anije luftarake kineze iu afrua 137 metra dhe në mënyrë të rrezikshme një destrojeri amerikan në ngushticën e Tajvanit njoftoi të shtunën Komanda e amerikane e Indo-Paqësorit. Por Kina fajësoi Shtetet e Bashkuara për "provokimi të qëllimshëm” në rajon.

Marina amerikane dhe ajo kanadeze po kryenin një stërvitje të përbashkët, e të rrallë mes dy vendeve në ngushticë, kur anija kineze i doli përpara luftanijes amerikane ‘USS Chung-Hoon’, duke e detyruar atë të ulë shpejtësinë për të shmangur një përplasje.

Republika Popullore e Kinës pretendon se Tajvani është territor i saj. Qeveria e Tajvanit thotë se Pekini nuk e ka sunduar kurrë ishullin dhe Presidenti Joe Biden ka thënë se SHBA-të do ta mbrojnë Tajvanin, në rast të një pushtimi kinez.

Flota e 7-të e Marinës amerikane tha se luftanija 'USS Chung-Hoon' dhe ajo 'Montreal' e Kanadasë po kryenin një udhëtim tranzit "rutinë" në ngushticë të shtunën.

 

shba anija

Lini një Përgjigje