
Një tjetër sulm është raportuar në zonën e centralit bërthamor të Bushehrit në Iran, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), e cila është informuar nga autoritetet iraniane për incidentin e fundit.
Ky sulm shënon rastin e tretë brenda një periudhe prej dhjetë ditësh, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës bërthamore në një klimë tensioni në rritje në rajon.
Sipas zyrtarëve në Teheran, reaktori që është aktualisht në funksion, nuk ka pësuar dëme dhe nuk është regjistruar asnjë rrjedhje radioaktive. Sipas raportimeve, centrali vijon operimin normal.
Megjithatë, drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, ka paralajmëruar për rreziqet serioze që mund të sjellë çdo goditje ndaj një impianti bërthamor aktiv. Ai u ka bërë thirrje palëve të përfshira që të tregojnë “vetëpërmbajtje maksimale ushtarake”.
Sipas tij, dëmtimi i një reaktori funksional mund të shkaktojë pasoja të rënda radiologjike, duke rrezikuar sigurinë publike dhe mjedisin, në një kohë kur aktivitetet ushtarake pranë objekteve të tilla janë në rritje.
Lini një Përgjigje