
Pavarësisht thirrjeve për një armëpushim, Izraeli ka rinisur sulmet me granata të gjithë Rripin e Gazës, disa orë pasi u njoftua për vdekjen e katër pengjeve të tjerë të mbajtur në enklavë.
Granatimet u raportuan në qytetin e Gazës, në veri dhe vendbanimin Bureij, në qendër të Gazës.
Sipas raportimeve nga Hamasi, në Rripin qendror të Gazës, në Deir el-Balah mbetën të vrarë 8 policë.
Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore goditën “65 objektiva terroristë” gjatë së hënës.
Kujtojmë se, Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mbështesë planin trefazor të shpallur nga Presidenti Joe Biden, për përfundimin e luftës 8 mujore në Gaza.
Propozimi përfshin lirimin e të gjithë pengjeve dhe dërgimin e ndihmave masive në zonat e shkatërruara.
Lini një Përgjigje