
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se i ka dhënë udhëzime kabinetit të tij për të nisur sa më shpejt negociata të drejtpërdrejta me Libanin, duke theksuar se bisedimet do të përqendrohen në çarmatimin e plotë të Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis dy vendeve.
“Në dritën e kërkesave të përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, dje i dhashë udhëzime kabinetit që të fillojë negociatat e drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Netanyahu në një deklaratë zyrtare.
Ai shtoi se negociatat do të synojnë çarmatimin e Hezbollahut dhe se Izraeli mirëpret thirrjen e sotme nga Kryeministri i Libanit për të demilitarizuar Bejrutin.
Zyra e Presidentit libanez Joseph Aoun, i pyetur nga CNN për komentet e Netanyahu, ka thënë se “nuk ka asnjë koment” lidhur me deklaratën e kryeministrit izraelit.
Kujtojmë se tërheqja e Izraelit vjen pas thirrjeve të vazhdueshme të vendeve perëndimore për të ndalur sulmet ndaj Libanit dhe paralajmërimit të Iranit për të ndrëprerë armëpushimin nëse sulmet vijojnë.
Nuk ka si të ketë bisedime pa u penalizuar Izraeli si shtet agresor ndaj Hezbullahut dhe Huthëve. Pa dëmshpërblyer të gjitha dëmet në njerëz dhe dëmet në Infrastrukturë në Liban. Netanjahu ka ngrënë në bes Presidentin Donald Tramp dhe ka prishur në mënyrë të njëanëshme marrëveshjet ndërshtetërore SHBA- Izrael në fushën e sigurisë. Presidenti donald Trmap e ka njoftuar Netanjahun për marrëveshjen e Pakistanit. SHBA dhe Donald Tramp si paqebërës dhe jo si luftë nxitës duhet të njohë: Gjykatën Ndërkombëtare Për Krime Lufte, pa fuqi prapavepruese. Netanjahu është një kriminel lufte i çertifikuar dhe një i korruptuar në hetim në Izrael. Në burg do ti shtyjë aq sa i kanë ngelur.