TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Tetor 2023, 07:28

Takimi Vuçiç-Putin, ikje nga Samiti i Berlinit në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Takimi Vuçiç-Putin, ikje nga Samiti i Berlinit në Tiranë
Vuçiç dhe Putin

Specialisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Bashkim Iseni, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shkuar në Kinë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, për të ikur nga Samiti i Berlinit që u mbajt në Tiranë.

Në Klan Kosova, ai ka thënë se përpjeka për ta afruar Serbinë në gjirin evropian ka dështuar.

“Do të duhet të jepte në njërën anë llogari rreth asaj që ndodhi në Banjskë dhe tentativës për të destabiluzar Kosovën përmes një grupi të armatosur që kontrollohej nga Serbia dhe në anën tjetër të jep përgjigje në raport me qasjen diletante ndaj fuqive tjera të cilat kanë konflikte interesash me vendet perëndimore”, ka thënë Iseni.

“Kjo dëshmon në njëfarë mënyre se Serbia po ashtu gjithë hapat të cilat i kanë bërë vendet perëndimore, veçanërisht ato evropiane, kanë dështuar – edhe ish-ambasadori Kosnett ka theksuar se i gjithë mundi që të afrohet Serbia në gjirin evropian dështoi me këtë hap të Vuçiçit atje.”, është shprehur Bashkim Iseni.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ishte ajo që mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë në vend të presidentit Vuçiç.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po udhëtoi drejt Kinës, ku mori pjesë në forumin e tretë “Belt and Road”.

Në këtë forum ishte i pranishëm edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

vuçiç putin samiti në tiranë

Lini një Përgjigje