
Shtohet frika se lufta në Gaza mund të marrë përmasa të mëdha. Presidenti rus Vladimir Putin ka dënuar mbështetjen që administrata Biden i ka dhënë palës izraelitë.
Sipas liderit rus, veprimet e SHBA-së vetëm sa çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. Ai u ndla dhe te dislokimi i anijeve amerikane në Mesdhe, duke kërcënuar se Rusia ka raketa me rreze mbi 1 mijë kilometra dhe mund të godasë nga kudo.
“Bazuar në udhëzimet e mia, Forcat Ajrore Ruse do të fillojnë patrullimet në baza të përhershme në zonën neutrale të hapësirës ajrore mbi Detin e Zi dhe avioni MiG-31 do të jetë i armatosur me sistemet Kinzha. Këto raketa kanë një rreze prej më shumë se 1000 kilometrash”, tha Putin nga Kina.
Putin tha se avioni supersonik do t'i mundësonte aviacionit rus të monitorojë zhvillimet në Mesdhe, veçanërisht duke pasur parasysh konfliktin në rritje midis Izraelit dhe grupit islamik Hamas në rajon.
“Theksoj se ky nuk është kërcënim, por ne do të ushtrojmë kontroll vizual, kontroll me armë të asaj që po ndodh në Detin Mesdhe”, tha presidenti rus.
Kujtojmë se luftanijet amerikane nuk synojnë të marrin pjesë në betejat në Gaza apo në operacionet e Izraelit.
“USS Eisenhower dhe anijet e tij shoqëruese do t’i bashkohen aeroplanmbajtëses së parë të dislokuar në rajon që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor, duke demonstruar angazhimin e hekurt të Uashingtonit për sigurinë e Izraelit dhe vendosmërinë e tij për të penguar çdo shtet… që kërkon të përshkallëzojë këtë luftë”, tha Austin në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga zyra e tij në Pentagon.
Lini një Përgjigje