TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Tetor 2025, 18:57

Takimi pa kamera në Pallatin Presidencial, Sarkozy u prit nga Macron para se të shkojë në burg

Shkruar nga Pamfleti

Takimi pa kamera në Pallatin Presidencial, Sarkozy u prit nga Macron para

Emmanuel Macron ka ftuar paraardhësin e tij, Nicolas Sarkozy, në pallatin presidencial disa ditë para se Sarkozy të bëhet ish-kreu i parë i shtetit në historinë moderne franceze që shkon në burg.

Media “Le Figaro” shkruan se takimi u zhvillua të premten e kaluar.

Ishte normale, në një nivel personal, të prisja një nga paraardhësit e mi në këtë kontekst”, u tha Macron gazetarëve gjatë një udhëtimi në Slloveni.

Ai theksoi se vizita nuk kishte për qëllim të cenonte pavarësinë e gjyqësorit francez.

Sarkozy tha gjatë fundjavës se do të fillonte të vuante dënimin e tij të martën në burgun Santé, por ende nuk dihet se sa gjatë do të qëndrojë pas hekurave.

Me vete, tha ai, do të marrë “Konti i Monte Kristos” të Alexandre Dumas, romanin që protagonist ka heroin, i cili arrin të arratiset nga burgu pasi është burgosur padrejtësisht.

Sarkozy u dënua në shtator me pesë vjet burg pasi akuzohej se kishte lejuar bashkëpunëtorët që të përpiqeshin të siguronin mbështetje financiare nga regjimi i Muamar Gadafit në Libi në këmbim të favoreve ekonomike dhe diplomatike.

Kjo ndodhi pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2007, të cilat ai i fitoi.

Ai është kreu i parë i shtetit francez që burgoset që nga koha e Philippe Petain, një bashkëpunëtor famëkeq me nazistët gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore.

Lini një Përgjigje