TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2025, 08:26

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Carney ia thotë hapur Trump: Kanadaja nuk do jetë kurrë në shitje!

Shkruar nga Pamfleti
Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Carney ia thotë hapur
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kryeministrin e ri kanadez Mark Carney

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e ri kanadez Mark Carney.

Edhe këtë herë, Trump nuk hezitoi të deklaronte se ende beson që Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.

“Kur shikon përfitimet për qytetarët kanadezë, taksa më të ulëta, mbrojtje ushtarake falas, kujdes shëndetësor të jashtëzakonshëm është një marrëveshje fantastike,” tha Trump.

Ai shtoi se si zhvillues i pasurive të paluajtshme e sheh bashkimin e dy vendeve si “diçka që ishte e shkruar të ndodhte”.

“Do të ishte vërtetë një martesë e mrekullueshme”, tha Trump.

Megjithatë, kryeministri Carney reagoi menjëherë: “Siç e dini nga “real estate”, ka vende që nuk janë kurrë në shitje. Kanadaja është një prej tyre. Kanadaja nuk do jetë kurrë në shitje”. Ai theksoi se forca e marrëdhënies mes dy vendeve qëndron në partneritetin, jo në bashkimin politik.

Carney vlerësoi angazhimin e Trump për sigurinë ndërkombëtare dhe NATO-n, duke premtuar rritje të investimeve në mbrojtjen kanadeze. Por për idenë e “bashkimit”, qëndroi i palëkundur.

Trump e mbylli me një batutë: “Kurrë mos thuaj kurrë”, duke lënë të kuptohet se ideja, sado e pazakontë, mund të mbetet në tryezë.

 

donald trump mark carney

Lini një Përgjigje