Lituania dhe Letonia ia kanë ndaluar fluturimin mbi hapësirën e tyre ajrore të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sipas medias serbe “Novosati”.
Vuçiç planifikonte të udhëtonte për në Moskë, edhe pse Rusia që nga viti 2022 po synon pushtimin e Ukrainës dhe për këtë arsye është nën sanksione perëndimore.
Sipas medias serbe autoritetet lituaneze këtë vendim e kanë cilësuar “me ndjeshmëri politike për shkak të qëllimit të fluturimit”.
Yuri Ushakov, ndihmësi i udhëheqësit rus, ndërkohë tha se presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime dypalëshe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç më 9 maj, ditë kur do të mbahet dhe parada ushtarake për ditën e Fitores së Sovjetikëve ndaj Gjermanisë Naziste.
“Është planifikuar një bisedë midis Vladimir Putin dhe Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç”, konfirmoi ndihmësi i liderit rus, Yuri Ushakov, sipas asaj që raportojnë mediat në Beograd. Ai shpjegon se, përveç çështjeve bilaterale, Putin dhe Vuçiç do të diskutojnë edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.
“Është e qartë për të gjithë se bashkëpunimi strategjik midis Rusisë dhe Serbisë është konstruktiv dhe i dobishëm për të dyja palët. Përveç diskutimit të çështjeve dypalëshe, ata do të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor”, tha Ushakov.
Lini një Përgjigje