Vendet anëtare të Bashkimit Europian po vënë në zbatim një bojkot të plotë të presidencës hungareze të bllokut. Kjo po bëhet për ta bërë Budapestin të padëmshëm dhe të parëndësishëm.
Duket se kjo është lëvizja e ndërmarrë nga dhjetëra shtete të BE-së për të dënuar misionin e paqes të kryeministrit Viktor Orban në Rusi dhe Kinë. Madje edhe në samitin e NATO-s në Uashington, liderët europian u pajtuan që të shmangin përplasjen e drejtpërdrejtë me Viktor Orban.
Komiteti i ambasadorëve të BE-së protestoi për misionin e pakoordinuar të Hungarisë me deklaratat e kryeministrit pranë Putinit dhe Xi Jinping që bien ndesh me qëndrimin zyrtar të Brukselit.
Një tjetër vendim që po merret në konsideratë është për të bojkotuar presidencën hungareze në çdo takim, duke dërguar zyrtarë vetëm në disa evente apo takime.
Gjithashtu kryeministrit Orban nuk do t’i jepet asnjë pozitë politike.
Kryeministri hungarez Viktor Orbán mbërriti në Moskë të premten për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, në një vizitë të dënuar ashpër nga liderët evropianë.
Media shtetërore ruse postoi një video të Orbanit në Kremlin, duke shtrënguar duart me liderin rus, i cili ka qenë i padëshirueshëm për pjesën më të madhe të BE-së që nga fillimi i pushtimit të tij në shkallë të gjerë në shkurt 2022. Putin i tha Orbanit: “Unë jam në dispozicionin tuaj .”
Udhëtimi në Moskë është pjesë e një “misioni paqeje”, shkroi Orbán në Tuitter të premten në mëngjes dhe pason një vizitë të papritur në Kiev të martën, ku udhëheqësi hungarez u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Takimi Putin-Orbán vjen vetëm disa ditë pasi Hungaria mori presidencën gjashtëmujore të radhës të Këshillit të BE-së dhe ka shkaktuar një zhurmë mes politikanëve evropianë, të cilët këmbëngulin se Orban nuk ka autorizim nga qeveritë e bllokut për të negociuar.
Lini një Përgjigje