TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Janar 2024, 16:29

Stuhia “Isha” godet Mbretërinë e Bashkuar, humbje jete, mungesë energjie dhe anulime fluturimesh

Shkruar nga Pamfleti

Stuhia “Isha” godet Mbretërinë e Bashkuar, humbje jete,

Stuhia “Isha” ka goditur Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën ku si pasojë e erërave të forta dhe shiut janë krijuar probleme të shumta por edhe një humbje jete.

Një 84-vjeçar ka humbur jetën pasi makina me të cilën ai po udhëtonte si pasagjer, u përplas me një pemë të rrëzuar në rrugë nga stuhia.

Si pasojë e stuhisë është shënuar edhe ndërprerje e energjisë për mijëra qytetarë ndërsa shumë udhëtime ajrore po anulohen.

Stuhia “Isha” është e nënta që godet Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i sezonit të dimrit.

Stuhia “Isha” godet Mbretërinë e Bashkuar, humbje jete,

Ndërkaq sinoptikanët parashikojnë një tjetër stuhi e cila pritet të godasë Irlandën gjatë të martës dhe që pritet të ketë një efekt edhe më të madh se stuhia “Isha”.

Kjo stuhi pritet të godasë pasditen e të martës deri në mesditën e të mërkurës.

stuhia isha mbreteria e bashkuar humbje jete

Lini një Përgjigje