TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Shtator 2023, 08:17

Stuhia "Daniel", shkatërrohet qyteti Derna; numri i viktimave mund të arrijnë 20 mijë

Shkruar nga Pamfleti

Stuhia "Daniel", shkatërrohet qyteti Derna; numri i viktimave

Numri i të vdekurve në qytetin Derna të shkatërruar nga përmbytjet mund të arrijë në 20,000, sipas kryebashkiakut të qytetit lindor të Libisë që pësoi goditjen më të rëndë nga kalimi shkatërrues i stuhisë Daniel, shkruajnë mediat e huaja.

Më shumë se 5,300 njerëz kanë vdekur që nga stuhia Daniel që goditi Derna dhe të paktën 10,000 persona janë të zhdukur. Ndërkohë autoritetet lokale dhe shërbimet e urgjencës në Libinë lindore i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë, duke paralajmëruar se vendi nuk ka infrastrukturën e nevojshme për t'u përballur me një fatkeqësi të kësaj shkalle.

Në pamjet e publikuara qendra e qytetit dikur me popullsi të dendur, e ndërtuar përgjatë një shtrati të thatë lumi, tani është kthyer në një hapësirë ​​të gjerë dhe të sheshtë toke me baltë. Ndërtesat e larta u shembën dhe familje të tëra, që flinin brenda, nuk arritën të shpëtonin.

Lini një Përgjigje