TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Shtator 2023, 21:07

Oficeri i CIA-s në Tiranë: Lufta në Ukrainë po jep impakt edhe në Ballkan

Shkruar nga Pamfleti

Oficeri i CIA-s në Tiranë: Lufta në Ukrainë po jep impakt

Ish-oficeri i CIA-s për Europën, Rolf Mowatt-Larssen ka folur lidhur me ndikimin e luftës në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se që pas nisjes së luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, e ardhmja e demokracisë dhe lirisë nuk është e sigurt.

“Kjo është lufta jonë. Na duhet të gjejmë një qëllim më të madh, duhet të bashkohemi. Duket dramatike, por përcakton gjithçka që ndodh atje. Unë uroj që sa më shpejt t’i japim sa më shumë ndihmë dhe mbështetje Ukrainës”, u shpreh ai gjatë takimit të mbajtur në Tiranë.

Sa i përket mundësisë për përdorimin e armëve bërthamore në këtë luftë, ish-oficeri i CIA-s renditi dy rrethana të cilat Putin mund ti marrë në konsideratë.

“Kjo mund të ndodhë nëse Rusia rrezikon të humbasë luftën dhe nëse Ukraina do rezultojë e suksesshme në marrjen e Krimesë”, tha ish-oficeri.

Në konferencë u diskutua edhe ndikimi i luftës në tensionet mes Serbisë dhe Kosovës.

“Shtrojmë pyetjen ekzistencialiste, nëse i jepet prioritet Serbisë në politikën e SHBA në BP, a kontribuojmë në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit apo janë zgjidhje të përkohshme?”, tha Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

“Ndikimi i luftës duhet bërë shtysë që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë. Ti thuhet çfarë do bësh? Anëtarësimi sa më shpejt i Kosovës në NATO. Mjaft më”, u shpreh Arian Starova, president i Këshilli Atlantik të Shqipërisë.

Të tilla diskutime dhe sugjerime do të përçohen në SHBA përmes ish-oficerit i CIA.

cia impakt ballkan

Lini një Përgjigje