TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shtator 2023, 18:43

Stuhia ‘Daniel' gjunjëzon Greqinë, 6 viktima dhe dhjetëra të zhdukur; qindra shtëpi nën pushtetin e ujit

Shkruar nga Pamfleti

Stuhia ‘Daniel' gjunjëzon Greqinë, 6 viktima dhe

Greqia ende po përballet me situatën e vështirë që është krijuar nga stuhia “Daniel”. Qindra shtëpi të përmbytura, mijëra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit, dhjetëra të zhdukur dhe 6 viktima janë regjistruar deri më tani.

Bilanci i viktimave pritet që të rritet, pasi në disa fshatra raportohet për dhjetëra njerëz të humbur në shtëpitë e mbuluar totalish nga uji i rrëmbyeshëm.

Në rajonin e Kardicës, në komunën e Palamasit, fshatrat janë zhdukur nga uji dhe dëshmi të shumta të banorëve flasin për persona të zhdukur, ndërkohë shumë banorë mbeten të bllokuar në vendbanimet e përmbytura.

Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme dhe në funksionimin e spitalit në Volos, për shkak të ndërprejse së energjisë elektrike dhe mungesës së ujit të pijshëm.

Stuhia ‘Daniel' gjunjëzon Greqinë, 6 viktima dhe

Një ndërprerje e furnizimit me ujë gjithashtu ka ndodhur dhe në qytetin e Trikalës, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në objektin e ujësjellësit DEVAT.

Ndërkohë  Bashkia e Trikalës ka paralajmëruar shpërndarjen falas të shisheve të ujit të piushëm dhe pakove të ndihmave.

Stuhia ‘Daniel' gjunjëzon Greqinë, 6 viktima dhe

Përveç banorëve të zonës, raportohet edhe për shumë turistë të bllokuiar në zonat e prekura nga stuhia. Sipas autoriteteve greke raportohet për 500 familje turistësh, të bllokuara.

Stuhia ‘Daniel' gjunjëzon Greqinë, 6 viktima dhe

Ndërkohë në Thesalisë, Drejtoria e Përgjithshme dhe Policia e Qarkut kanë njoftuar se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike është pezulluar qarkullimi i automjeteve në disa akse rrugore.

Stuhia ‘Daniel' gjunjëzon Greqinë, 6 viktima dhe

Sipas klasifikimit të episodit të reshjeve (RPI), i cili aplikohet nga Meteo dhe Observatori Kombëtar i Athinës, episodi i reshjeve për sot ndodhet në Kategorinë 4 (shumë i rëndë). Megjithatë në mbrëmje priten reshje shiu dhe stuhi lokale në pjesën më të madhe të kontinentit, në Jon dhe në Egjeun verior, por ato gradualisht do të dobësohen.

Stuhia ‘Daniel' gjunjëzon Greqinë, 6 viktima dhe

greqia stuhia daniel

Lini një Përgjigje