TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shtator 2023, 17:41

Ish-kryeministrja finlandeze heq dorë përfundimisht nga politika, Sanna Marini lë dhe mandatin e deputetes

Shkruar nga Pamfleti

Ish-kryeministrja finlandeze heq dorë përfundimisht nga politika,

Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin e cila humbi zgjedhjet në prill – ka thënë të enjten se do të heqë dorë nga ulësja parlamentare, për t’u bërë këshilltare për një organizatë joqeveritare britanike. Marin ka thënë se është emëruar këshilltare strategjike në Institutin për Ndryshime Globale Tony Blair.

Do të mund të punoj për Finlandën në cilësi tjera. Kjo është një punë nga e cila besoj se do të përfitoj Finlanda në përgjithësi”, u ka thënë ajo gazetarëve.

Marin ka thënë se do t’i këshillojë “qeveritë dhe liderët e vendeve të ndryshme për çështje të politikave” me të cilat ajo është e familjarizuar.

E përshkruar nga mediat si “kryeministrja rokstar”, Marin ka dështuar që ta shfrytëzojë popullaritetin e saj për t’i fituar zgjedhjet e përgjithshme të Finlandës.

Marin ka hequr dorë nga udhëheqësja e partisë dhe e ka pranuar se mandati katërvjeçar si kryeministre e ka rënduar shumë, duke thënë se durimi i saj është testuar në shumë raste.

Ndonëse shumë e famshme, Marin është përmendur edhe për disa skandale lidhur me jetën e saj private, çka ia ka polarizuar imazhin.

Në një video që ka rrjedhur në rrjetet sociale në gusht të vitit 2022, Marin është parë në një festë me shumë yje të Finlandës, dhe më pas është detyruar të kryejë teste për drogë, për t’i shuar dyshimet për keq bërje.

finalandë ish kryeministrja

Lini një Përgjigje