TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Qershor 2025, 11:06

Strategjia e Rusisë për të minuar bisedimet e paqes dhe kufijtë e diplomacisë

Shkruar nga Pamfleti

Pse Rusia i minon nismat e paqes?

Strategjia e Rusisë për të minuar bisedimet e paqes dhe

Negociatat e Stambollit midis Ukrainës dhe Rusisë në marsin e vitit 2022, ngjallën fillimisht një frymë optimizmi të kujdesshme, në lidhje me mundësinë e një zgjidhjeje të shpejtë diplomatike të konfliktit. Por pas disa ditësh, ato dështuan të ofronin rezultate të qëndrueshme.

Dështimi nuk ndodhi për shkak të mungesës së gatishmërisë së Ukrainës për t’u angazhuar në bisedime, por për shkak të strategjisë sistematike të Moskës për të manipuluar, penguar dhe tek

e fundit minuar procesin. Sepse Rusia hyn në negociata jo për të arritur një zgjidhje, por për të fituar kohë, për t’u riorganizuar ushtarakisht dhe vënë në provë unitetin e Perëndimit.

Elementet kryesore të kësaj strategjie, përfshijnë së pari taktikat e qëllimshme të vonesës, ku negociatorët rusë ndryshojnë shpesh kërkesat dhe shmangin angazhimin në marrëveshje të verifikueshme, duke e bërë të pamundur një përparimin domethënës. Pastaj vjen shfrytëzimi i bisedimeve për propagandë.

Moska e paraqit pjesëmarrjen e saj si provë të besimit të mirë, ndërsa vazhdon agresionin ushtarak në Ukrainë. Pra objektivi kryesor i Kremlinit mbetet i pandryshuar: të nënshtrojë Ukrainën, dhe të sigurohet që ajo të mbetej brenda sferës së ndikimit të Rusisë.

Pse Rusia i minon nismat e paqes?

Kremlini i saboton e minon negociatat e paqes për disa arsye. Së pari për shkak të ambicieve territoriale. Rusia kërkon të ruajë kontrollin mbi territoret e pushtuara, veçanërisht Krimenë dhe pjesë të Ukrainës lindore, si asete strategjike dhe simbolike.

Së dyti në funksion të narrativës së brendshme. Një zgjidhje e negociuar, do të kundërshtonte narrativën e “denazifikimit” dhe “demilitarizimit”, gjë që është thelbësore për ta justifikuar luftën para publikut rus.

Së treti për ndikim gjeopolitik. Rusia beson se mund të dominojë më shumë se vendosmëria perëndimore, ndaj preferon të mbajë një konflikt me intensitet të ulët për të destabilizuar Ukrainën por edhe Evropën në planin afatgjatë.

Dhe së katërti për shmangien e përgjegjësisë për agresionin. Një marrëveshje paqeje, do të përfshinte në mënyrë të pashmangshme mbikëqyrjen ndërkombëtare dhe mund t’i hapte rrugë hetimeve të krimeve të luftës, skenar që Kremlini kërkon ta shmangë.

Roli i sanksioneve dhe ndikimi i tyre i mundshëm

Sanksionet ekonomike, e kanë dëmtuar ekonominë ruse, por efektiviteti i tyre politik është i përzier. Ato nuk kanë imponuar ende tek Kremlini një ndryshim të strategjisë. Madje Rusia u është përshtatur, duke thelluar lidhjet me Kinën, Iranin dhe të tjerët.

Gjithsesi në terma afatmesëm, sanksionet e vazhdueshme mund të degradojnë aftësitë prodhuese ushtarake të Rusisë, të dobësojnë besnikërinë e elitës dhe të zvogëlojnë fleksibilitetin e saj gjeopolitik. Ndërkohë sanksionet e reja duhet të përqendrohen tek institucionet financiare, teknologjitë me përdorim të dyfishtë dhe mundësuesit e palëve të treta (p.sh në Azinë Qendrore ose Kaukaz). Vetëm kështu mund të rriten realisht kostot për Rusinë.

Çfarë mund të bëhet ndryshe nga tani e tutje?

1.      Zhvendosje e fokusit tek presioni ushtarak dhe ekonomik: Meqë aktualisht Moska nuk është serioze në negociata, Perëndimi dhe Ukraina duhet t'i japin përparësi ndikimit në fushën e betejës dhe dobësimit të saj ekonomik.

2.      Mbështetja e qëndrueshmërisë së Ukrainës: Dërgesat e vazhdueshme të armëve, ndihma ekonomike dhe garancitë afatgjata të sigurisë, janë thelbësore për t’i rezistuar presionit rus dhe për të penguar agresionin e ardhshëm.

3.      Demaskimi i fushatave ruse të keqinformimit: Kundërshtimi i propagandës globale të Kremlinit rreth angazhimit të tij për paqe, është thelbësor për të ruajtur mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën.

4.      Përgatitja për negociatat e ardhshme: Ndërsa diplomacia mbetet thelbësore, bisedimet e ardhshme duhet të kushtëzohen nga lëshime të verifikueshme nga Rusia, si dhe nga korniza më të forta ndërkombëtare të ndërmjetësimit.

5.      Duhet marrë në konsideratë parandalimi hibrid: Mjetet kibernetike, ligjore dhe financiare duhet të plotësojnë parandalimin ushtarak për të kufizuar sjelljen agresive të Rusisë.

Qëllimi strategjik i Kremlinit është dëmtimi i udhëheqjes globale të SHBA-së

Vladimir Putin dhe rrethi i tij i ngushtë, nuk kërkojnë bashkëpunim me Uashingtonin, përveç nëse kjo i sjell Moskës përfitime të drejtpërdrejta. Prandaj prioriteti i rusëve, është të sfidojnë dhe diskreditojnë ndikimin e SHBA-së, sidomos duke ekspozuar hipokrizinë e perceptuar të saj në politikën e jashtme amerikane (p.sh., Iraku, Libia), paraqitur Uashingtonin si të dobët dhe në rënie, të paaftë për të zbatuar “vijat e kuqe”, apo për të mbrojtur aleatët e tij, si dhe duke mbështetur qendrat alternative të pushtetit (p.sh, Kina, Irani, BRICS), që e sfidojnë rendin global të udhëhequr nga SHBA-të.

Kremlini nuk e respekton Shtëpinë e Bardhë në kuptimin diplomatik tradicional. Ai e sheh Uashingtonin si një  hegjemon në rënie, lidershipi global i të cilit duhet të diskreditohet, anashkalohet ose sabotohet. Në këto kushte, SHBA-ja nuk mund ta “detyrojnë” Rusinë të bëjë paqe në kuptimin tradicional.

Çfarë mund të bëjë SHBA-ja për të ndryshuar llogaritjet e Rusisë

Së pari të rrisë ndjeshëm kostot e luftës për Rusinë. Të dërgojë në Ukrainë armët e saj të përparuara për Ukrainën (ATACMS, F-16, etj), dhe ta lejojë Kievin të godasë objektiva brenda territorit rus, përfshirë Krimenë

Së dyti të shënjestrohen asetet dhe qendrat e fuqisë ruse, përmes sanksioneve dytësore më të rrepta ndaj kompanive kineze dhe të shteteve të tjera që ndihmojnë Rusinë. Po ashtu duhet ushtruar një presion më i madh në sektorin e energjisë, si dhe të vendosen sanksione ndaj familjeve të elitës ruse, importeve të teknologjisë dhe rrjetet në hije.

Së treti, duhet të forcojë narrativën globale. Dhe konkretisht të udhëheqë një fushatë për ta portretizuar Rusinë si një vend diktatorial që e shantazhin botën e lirë me armë bërthamore. Po ashtu, të mobilizojë diplomatikisht vendet e Jugun Global kundër Rusisë, të ekspozojë krimet e luftës nga Rusia, dhe të përdorë gjykatat ndërkombëtare për ta izoluar regjimin.

Së katërti, të ndërtojë dhe tregojë vendosmërinë afatgjatë të Perëndimit kundër revanshit rus.

Kjo mund të bëhet duke zhbllokuar paketat e ndihmës shumëvjeçare për Ukrainën, zgjeruar prodhimin ushtarak dhe pavarësisë energjetike, dhe nëpërmjet mbështetjes së qëndrueshmërisë demokratike në shtetet fqinje (Gjeorgji, Moldavi, Armeni).

A mund ta imponojë SHBA-ja paqen në Ukrainë?

Vetëm në mënyrë indirekte, dhe duke e bërë strategjikisht  të pamundur për Rusinë që të vazhdojë luftën pa rrezikuar rrëzimin e regjimit apo një disfatë ushtarake të papranueshme. Kjo kërkon qëndrueshmëri në veprime, unitet me aleatët dhe një narrativë e qartë se një paqe pa drejtësi dhe parandalim, do të sjellë shumë shpejt luftëra të tjera./Përgatiti: Pamfleti

rusia nismat e paqes strategjia e rusisë kufijtë e diplomacisë

Lini një Përgjigje