TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Qershor 2025, 07:42

Harrohet sherri në Tiranë, pakti i ri midis Melonit dhe Macronit në Romë

Shkruar nga Pamfleti
Harrohet sherri në Tiranë, pakti i ri midis Melonit dhe Macronit
Giorgia Meloni dhe Emmanuel Macron

Tre orë ka zgjatur takimi mes Kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili ishte në Itali për vizitë zyrtare.

Takimi 3-orësh u pasua nga një darkë pune.

Sipas shtypit italian, Meloni-Macron ranë dakord për të forcuar Europën.

“Italia dhe Franca, synojnë të forcojnë angazhimin e tyre të përbashkët për një Europë më sovrane, më të fortë dhe më të begatë, veçanërisht të orientuar drejt paqes dhe e aftë të mbrojë interesat e veta dhe të mbrojë qytetarët e saj”, thuhet në deklaratën e përbashkët zyrtare pas takimit Meloni-Macron.

Sipas të njëjtës deklaratë, takimi Meloni-Macron tregoi përputhshmërinë sa i përket axhendës europiane, për investimet publike, energjinë, konkurrueshmërinë e bizneseve europiane, forcimin e lidhjeve transatlantike dhe luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

“Kjo vlen edhe për sektorët në tranzicion, si industria automobilistike dhe ajo e çelikut, të cilat kërkojnë një angazhim të fortë europian, si dhe për sektorët më të avancuar, si inteligjenca artificiale, burimet e energjisë së dekarbonizuar e të rinovueshme si energjia bërthamore”.

Në takimin mes dy liderëve u diskutua edhe për situatën në Lindjen e Mesme dhe luftën në Ukrainë, për të cilën palët ukrainase dhe ruse janë në negociata për armëpushim.

Takimi Meloni-Macron vjen pas mosmarrëveshjeve të fundit mes dy liderëve në Tiranë.

Pasi përfundoi vizitën, Presidenti Macron u kthye në Francë.

macron giorgia meloni

Lini një Përgjigje