TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Janar 2025, 12:38

Sot është Zonja e Parë e SHBA, publikohet videoja kur Melania Trump aktronte sikur të ishte presidente

Shkruar nga Pamfleti
Sot është Zonja e Parë e SHBA, publikohet videoja kur Melania
Melania Trump

Së fundmi është publikuar një video kur Melania Trump ishte 23 vjeç dhe aktronte si të ishte e para presidente grua e Shteteve të Bashkuara.

Bëhet fjalë për një reklamë sllovene, e cila tashmë po bën namin në rrjet. Melania në atë kohë, njihej si Melania Knavs. Reklama është krijuar nga Univision, një kompani sllovene e veshjeve.

Dhe Melania hyri në presidencë. E vetmja gjë që doli jashtë parashikimit ishte fakti që hyri si Zonjë e Parë dhe jo si Presidente. Melania modele, ëndërronte të bënte karrierë në Amerikë. Pak pas kësaj reklame u transferua në Nju Jork dhe në 2005-ën u martua me Donald Trump.

Pas betimit të Donald Trump si president i SHBA-së, bashkëshortja e tij Melania Trump, ka hapur një profil të ri në Instagram, i cili ka grumbulluar menjëherë 4.2 milionë ndjekës.

Momentalisht ky rrjet social ndjek vetëm tre llogari që janë urdhrat zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump dhe zëvëndësit e tij.

Si zonja e parë, Melania Trump bëri udhëtime në mbarë botën dhe ndërmori projekte si fushata “Bëhu më i miri” që fokusohet në mirëqenien e fëmijëve, sigurinë në internet dhe abuzimin me opioidet.

Ajo mbajti një profil më të ulët se shumë zonja të para n[ 2017, por u përball megjithatë me një vëmendje intensive nga mediat.

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump praktikisht u largua nga sytë e publikut.

Ajo u rishfaq herë pas here për të mbështetur kandidaturën e bashkëshortit të saj për rizgjedhje dhe për të reklamuar librin e saj me kujtime.

 

melania trump

Lini një Përgjigje