TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2025, 21:20

Sjellja vulgare e Trump, Europa del krah Zelensky-t: Ukraina nuk është vetëm!

Shkruar nga Pamfleti

Sjellja vulgare e Trump, Europa del krah Zelensky-t: Ukraina nuk është

Kahu tjetër ishte pro qëndrimeve të Zelenskyt në Zyrën Ovale dhe kërkesave të tij për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.

Sherri i presidentit të SHBA, Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale sot, ndau opinionin botërorë në dy kahe.

Ata të cilët përkrahën Trumpin për mënyrën se si u soll me Zelenskyn, që kryesisht ishin anëtarët kabinetit të tij dhe zyrtarët rusë. Kahu tjetër ishte pro qëndrimeve të Zelenskyt në Zyrën Ovale dhe kërkesave të tij për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi se Rusia është agresori dhe ukrainasit janë populli i agresuar.

"Rusia është agresori dhe Ukraina është populli i agresuar. Mendoj se ne kishim të gjithë të drejtë për të ndihmuar Ukrainën dhe për të sanksionuar Rusinë tre vjet më parë, dhe për të vazhduar ta bëjmë këtë. Ne, që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, evropianët, kanadezët, japonezët dhe shumë të tjerë.

Dhe ne duhet të falënderojmë të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe respektuar ata që kanë luftuar që në fillim. Sepse ata po luftojnë për dinjitetin e tyre, pavarësinë e tyre, fëmijët e tyre dhe sigurinë e Evropës. Këto janë gjëra të thjeshta , por është mirë t'i mbani mend në momente të tilla , kjo është e gjitha", u tha ai gazetarëve në periferi të vizitës së tij në Portugali, cituar nga Reuters.

Kancelari Gjerman Olfa Scholz gjithashtu ka shprehur solidaritetin e tij ndaj Zelenskyt dhe Ukrainës, duke thënë se askush më shumë se sa populli ukrainas nuk e do paqen.

Askush nuk dëshiron paqe më shumë se qytetarët e Ukrainës! Kjo është arsyeja pse ne bashkërisht po kërkojmë rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë. Ukraina mund të mbështetet te Gjermania – dhe te Evropa”, shkruan Scholz.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez gjithashtu ofroi mbështetjen dhe solidaritetin e tij për Ukrainën pas përplasjes mes Trump, Vance dhe Zelensky.

“Ukraina, Spanja qëndron me ju”, tha ai.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjithashtu reagoi pas tensioneve mes ish-presidentit Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Borrell shprehu mbështetjen e tij për Zelenskyn dhe kritikoi Trumpin dhe zëvendëspresidentin J.D. Vance, duke i quajtur veprimet e tyre të turpshme.

Trump dhe Vance kanë bërë një shfaqje të turpshme. Më vjen turp për atë sjellje. SHBA meriton diçka më të mirë. Bota e lirë duhet të mbështesë Ukrainën. Unë kam qenë dhe jam me të”, ka shkruar Borrell.

Edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas dështimit të negociatave mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Von der Leyen njëjtë si liderët e tjerë europianë ka shprehur mbështetjen e saj për Ukrainën përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Dinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Ji i fortë, trim, ji i patrembur. Nuk je kurrë vetëm, i nderuar President Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkruan Ursula von der Leyen.

Më shumë liderë evropianë iu bashkuan mbështetjes ndaj Ukrainës:

Kryeministri çek Petr Fiala: Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe në anën e botës së lirë!

Kryeministrja e Letonisë Evika Siliņa: Letonia qëndron me Ukrainën.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre: Ne qëndrojmë pranë Ukrainës në luftën e saj të drejtë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson: Suedia qëndron me Ukrainën. Ju nuk po luftoni vetëm për lirinë tuaj, por edhe për të gjithë Evropën. Slava Ukraina!

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda: Ukrainë, nuk do të ecësh kurrë vetëm.

Ministri i jashtëm irlandez Simon Harris: Ukraina nuk është fajtore për këtë luftë të shkaktuar nga pushtimi i paligjshëm i Rusisë. Ne qëndrojmë me Ukrainën.

Lini një Përgjigje