
Shkatërrimi i digës së Kehrson-it në Ukrainë ka lënë pasoja katasrofike, në një vend që ishte pothuajse i shkatërruar nga lufta 1 vjeçare që ende po zhvillohet në ato territore.
Përmbytjet e shkaktuara nga çarja e digës në rezervuarin e epokës sovjetike i cili mund të mbajë më shumë se 18 kilometra katrorë ujë, janë prekur shumë njerëz si në anën e kontrolluar nga Rusia ashtu edhe në territorin e kontrolluar nga Ukraina.

Më shumë se 25,000 njerëz nga pala ruse do të duhet të evakuohen pasi rrezikohen nga përmbytjet, ndërsa rreth 15,000 njerëz do të duhet të largohen nga pala ukrainase.

Ndërkohë që paralajmërohet se nivelet e larta të ujit në zonat e Ukrainës të kontrolluar nga Rusia pas shkatërrimit të digës Kakhovka mund të qëndrojnë të larta deri në 10 ditë.

Disa banorë të zonës tashmë janë detyruar të kalojnë natën në çatitë e shtëpive të tyre pasi çarja e rezervuarit ka lëshuar një rrjedhë të vrullshme uji që ka mbuluar pothuajse të gjithë shtëpitë.

Kjo katastrofë ka sjellë dhjetra pasoja zinxhirë, pasi qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa “qasje normale në ujë të pijshëm dhe ushqime.

Ndërkohë që operacionet e shpëtimit nga të dyja palët vazhdojnë që prej ditës së djeshme. Disa njerëz raportohen të zhdukur dhe është rritur shqetësimi i përhapjes së ndonjë sëmundje ngjitëse.

Kjo për shkak të trupave të lënë pas nga lufta e përgjakshme të cilët ndodhen kudo nëpër territorin ukrainas, duke rritur kështu rrezikun për kontaminimin e ujit. Situata ende mbetet e paqartë se kush e sulmojë digën, pasi të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për sulmin katastrofik.

Lini një Përgjigje