TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Shtator 2023, 09:38

Situata në Veri të Kosovës, Vuçiç takohet me ambasadorët e vendeve të QUINTIT

Shkruar nga Pamfleti

Situata në Veri të Kosovës, Vuçiç takohet me

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohet sot me ambasadorët e vendeve të QUINTIT si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.

Sipas zyrës së qeverisë së Serbisë, takimi është planifikuar në orën 8:30 në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm.

Takimi vjen pas situatës së tensionuar në Veri të Kosovës ku në Banjskë të Zveçanit u vra një polic si dhe 4 sulmues.

Si pasojë e shkëmbimeve të zjarrit u lënduan edhe tre pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës.

Presidenti i Serbisë, për herë të parë pas sulmit në veri të Kosovës, ku u vra një efektiv i policisë së Kosovës dhe u plagos një tjetër,  ka deklaruar se fajtor për këtë situatë është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiç u shpreh i prerë duke thënë se nuk ka asnjë mundësi që Serbia të njohë Kosovën, zyrtarisht ose jo zyrtarisht, “edhe nëse vriten të gjithë”.

“Atyre që mendojnë se do të ushtrojnë presion që Serbia ta njohë Kosovën e pavarur, unë u them “Ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, ju mund të na vrisni të gjithëve”- theksoi Vuçiç teksa shtoi: “Harroni njohjen e Kosovës. zyrtarisht dhe jo zyrtarisht”.

vuçiç kosova

Lini një Përgjigje