
Policia kroate ka zhvilluar papritur kontrolle në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë, raporton kurir.rs.
Operacioni është kryer pa paralajmërim dhe pa asnjë shpjegim nga shoqëria pyjore apo policia. Gjithashtu thuhet se janë arrestuar disa “banorë” me akuzën e “mosbindjes ndaj urdhrit të ligjshëm”.
Të pranishmëve nuk iu la kohë e mjaftueshme për të mbledhur sendet apo pajisjet e tyre personale.
Liberland është përpjekur për të formuar një shtet në ishullin e Danubit midis Bački Monoštor dhe Zmajevac. Tetë vjet më parë, hapësira thjesht u pushtua nga politikani euroskeptik çek Vit Jedlička, duke deklaruar atje një shtet fiktiv.
Jedlička thekson se Liberland u krijua në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare sepse u themelua në tokë të askujt, e cila nuk u pretendua nga Serbia apo Kroacia si pjesë e delimitimit pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
Sipas tij, Liberland ka 6000 banorë që kanë regjistruar vendbanimin në ishull, ndërsa 700000 të tjerë kanë shtetësi ose janë në proces të marrjes së shtetësisë.
Kujtojmë se policia kroate ka arrestuar së fundmi YouTuber-in britanik Nick Omilano, i cili tentoi të vidhte shtetin fiktiv të Liberlandit në një ishull të askujt midis Serbisë dhe Kroacisë.
Lini një Përgjigje