TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Shtator 2023, 08:50

Suella Braverman godet sërish: Të jesh homoseksual apo grua nuk është arsye për të kërkuar azil në Britani

Shkruar nga Pamfleti
Suella Braverman godet sërish: Të jesh homoseksual apo grua nuk
Suella Braverman

Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman pritet të mbajë një fjalim në SHBA sot ku do të flasë për emigracionin dhe azilkërkuesit.

Braverman do të pyesë nëse themeli i ligjit modern të azilit është ende i rëndësishëm sot, shkruan Sky News.

Braverman do të pyesë nëse Konventa e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët e 1951 është "e përshtatshme për epokën tonë moderne" - dhe do të thotë se "thjesht të qenit homoseksual apo grua" nuk duhet të jetë e mjaftueshme për t'u kualifikuar për mbrojtje sipas ligjeve ndërkombëtare të refugjatëve.

Ajo do të mbajë një fjalim më American Enterprise Institute, një institut i qendrës së djathtë në Uashington DC, për të treguar planet e saj për të menaxhuar krizën e refugjatëve.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë kësaj kohe, pavarësisht legjislacionit të miratuar nga Boris Johnson dhe Rishi Sunak dhe zotimit të kryeministrit për të “ndaluar anijet”.

Kjo nuk është hera e parë që sekretarja e brendshme vë në pikëpyetje ligjin ndërkombëtar, ajo ka sinjalizuar më parë pakënaqësinë e saj me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe interpretimin e saj dhe ndikimin e mëvonshëm në politika si skema e dëbimit të qeverisë nga Ruanda.

 

suella braverman azilkërkuesit

Lini një Përgjigje