TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shkurt 2024, 10:03

Si po kthehet Lindja e Mesme në një “tenxhere me presion”!

Shkruar nga Pamfleti
Si po kthehet Lindja e Mesme në një “tenxhere me presion”!
Sulmi amerikan në kufirin Siri-Iran

Lindja e Mesme tashmë është kthyer në një “tenxhere me presion” që pritet të shpërthejë nga momenti në moment...

Lufta në Gaza ka shkaktuar një rritje të sulmeve nga grupet e mbështetura nga Irani në rajon në mbështetje të palestinezëve.

Së fundmi një bazë ushtarake amerikane në Jordani e quajtur “Kulla 22” u sulmua nga një dron ku humbën jetën 3 ushtarë amerikanë dhe 39 të tjerë u plagosën.

Ushtria amerikane nisi një valë sulmesh ajrore të përgjakshme kundër forcave iraniane dhe luftëtarëve të mbështetur nga Teherani në Irak dhe Siri të premten si hakmarrje për sulmin në Jordani. Deri më tani raportohet për 18 të vdekur, ndërsa autoritete siriane lajmërojnë se ky numër mund të rritet.

Forcat amerikane në Lindjen e Mesme dhe aleatët e tyre janë përballur me sulme të shtuara që nga fillimi i luftës në Gaza, duke u sulmuar më shumë se 165 herë që nga mesi i tetorit.

“Sulmet ajrore të së premtes u drejtuan nga Forcat Quds të Gardës Revolucionare Islamike dhe grupeve të milicisë së lidhur dhe goditën më shumë se 85 objektiva”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një deklaratë.

Gjithashtu të premten, ushtria izraelite tha se sistemi i saj i mbrojtjes kapi me sukses një raketë që iu afrua territorit izraelit në zonën e Detit të Kuq. Pas kësaj reaguan rebelët Houthi të Jemenit që lajmëruan se kishin gjuajtur raketa drejt Izraelit.

Lindja e Mesme tashmë është kthyer në një fushëbetejë të përgjakshme pas sulmit të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit, ku mbetën të vrarë 1200 persona. Pas kësaj Izraeli nisi kundërsulmin ndaj grupit militant palestinez në Gaza ku më shumë se 26 mijë persona kanë mbetur të vdekur, ku gjysma e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Deri më tani shumë bisedime për armëpushim dhe për një paqe në Lindjen e Mesme po zhvilloheshin, por kundërsulmi i SHBA-ve gjatë të premtes e ktheu tashmë vendin në një “tenxhere me presion”. Pas sulmit shumë shtete reaguan duke kërcënuar SHBA-të dhe duke i bërë thirrje të tërhiqen nga Lindja e Mesme.

Kryeministri i Irakut reagoi menjëherë dhe i quajti sulmet ajrore të SHBA-së një shkelje të sovranitetit kombëtar. Ai shprehu shqetësimin e tij për pasojat potencialisht "katastrofike" për sigurinë dhe stabilitetin e Irakut dhe të zonë"

Gjenerali Yahya Rasool, një zëdhënës i kryeministrit irakian, konfirmoi se sulmet ajrore u kryen nga SHBA kundër pozicioneve në sektorin Al Qaim - në kufirin me Sirinë - dhe zona të tjera kufitare irakiane.

“Sulmet paraqesin një "kërcënim" për të çuar Irakun dhe rajonin në një situatë të padëshirueshme që do të kishte pasoja katastrofike për sigurinë dhe stabilitetin e Irakut dhe rajonit”, shtoi zëdhënësi.

Pas sulmeve amerikane reagoi dhe ushtria siriane, e cila lajmëroi se u vranë dhe civilë nga bombardimet.

“Pushtimi amerikan i territorit sirian nuk mund të vazhdojë më. Sulmet po shkaktojnë vdekje, lëndime dhe dëme të mëdha. Largohuni nga shteti ynë”, tha ushtria siriane.

Gjithashtu dhe Irani ka bërë thirrje SHBA-ve që të tërhiqen dhe nëse sovraniteti i tyre cënohet ata do të kundërpërgjigjen.

Vendet e Lindjes së Mesme po i bëjnë thirrje SHBA-ve të tërhiqen ose ata do të kundërpërgjigjen ashpër nëse ndihen të cenuara.

Por SHBA-të tashmë e kanë bërë të qartë se do të marrin hak për jetët e humbura dhe thanë se për çdo amerikan të lënduar ata do ta pësonin rëndë.

Lindja e Mesme tashmë është kthyer në një “tenxhere me presion” që pritet të shpërthejë nga momenti në moment. /Pamfleti

 

lindja e mesme shba sulme vdekjeprurëse

Lini një Përgjigje