TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Dhjetor 2023, 19:19

Si arriti të fitojë sërish Vuçiç dhe pse opozita serbe dështoi përballë regjimit?!

Shkruar nga Ratko Femiç

Si arriti të fitojë sërish Vuçiç dhe pse opozita

Lista e votuesve u mbushën me të vdekur dhe persona jashtë qendrave të banimit. Shumë votues u sollën në Beograd nga zona të ndryshme, madje dhe nga Republika Srpska e Milorad Dodik-ut...

Një ditë pas zgjedhjeve, takova shumë njerëz që janë të rënduar nga një lloj barre dëshpërimi dhe zhgënjimi. Kush do të mbajë tani përgjegjësi mbi “dështimin” e opozitës në zgjedhje, duke mos bindur qytetarët të dalin të votojnë? Pjesëmarrja të dielën nuk ishte më e lartë se në zgjedhjet e shkuara.

Ju vetë e dini përgjigjen e thjeshtë për këto pyetje. Zgjedhjet u zhvilluan në kushte të parregullta, mediat pro regjimit bojkotuan opozitën. Lista e votuesve u mbushën me të vdekur dhe persona jashtë qendrave të banimit. Shumë votues u sollën në Beograd nga zona të ndryshme, madje dhe nga Republika Srpska për të votuar partinë e Vuçiç. Kishte presione, shantazhe, ryshfet dhe dyfishim të listave të votuesve.

Ndërkohë që liderët e opozitës dhe qytetarët po përpiqen të mbrojnë vullnetin e votuesve, duhet të shihet edhe nëse ata mund të bënin më mirë.

Krerët e opozitës pro-evropiane kanë një alibi të përshtatshme për të shmangur përgjegjësinë sepse me listën “Serbia kundër dhunës” kanë arritur rezultatin më të mirë në 20 vitet e fundit. Por kjo nuk mjaftoi. Rezultati i SPN-së, me gjithë sabotimet dhe favorin e televizionit me frekuencë kombëtare për Partinë Përparimtare Serbe, është një arritje serioze.

A mund të bënte më mirë opozita?

Mund të ndodhë gjithashtu që kjo listë të njihet më shumë si "Serbia kundër dhunës" dhe më pak si "Lista e Đilas". Media e regjimit e nguliti këtë etiketim ditën kur SSP vendosi të shkonte me një listë të përbashkët me opozitën pro-evropiane. Vlerësimi negativ i liderit të SSP-së, Dragan Đilas, i cili, sinqerisht, nuk u shfaq shumë në fushatë, u përdor kundër SPN-së, si nga regjimi ashtu edhe nga disa parti opozitare, të hidhëruar që dolën jashtë marrëveshjes për futjen në listën e përbashkët.

Si arriti të fitojë sërish Vuçiç dhe pse opozita

Që ajo listë të ishte më e përshtatshme me emrin që mbante, duhej të kishte përfaqësues të komunitetit akademik, artistë, apo mjekë dhe mësues, të cilët do të kishin sjellë tjetër frymë.

Efekti i asaj fushate për të rritur pjesëmarrjen e votuesve vështirë se mund të krahasohet me zgjedhjet e vitit të kaluar, kur ishte 58.6 për qind, sepse atëherë u mbajtën edhe zgjedhjet presidenciale, të cilat tërhoqën më shumë njerëz në votime. Pjesëmarrja tani ishte rreth 59 përqind.

Nuk ka gjasa që një ditë, nëse listat zgjedhore nuk futen në korniza më realiste, të kemi një pjesëmarrje shumë më të lartë. Serbia ka zyrtarisht rreth 6.5 milionë votues, nga të cilët pothuajse një milion nuk votojnë, jetojnë jashtë vendit, atëherë sigurisht që në lista janë mijëra e mijëra të vdekur dhe nëse do të merrej parasysh shifra prej rreth 5.5 milionë votues, do të dalin në përfundimin se pjesëmarrja aktuale këtë vit ishte rreth 70 për qind.

Për muaj të tërë, Vuçiç punoi për këtë ditë. Ai u dha shpërblim pensionistëve, nënave, fëmijëve, gjimnazistëve dhe studentëve. Aty ku ishte e nevojshme, SNS pagoi 3000 dinarë për një votë dhe për të marrë vetëm tre për qind më shumë se SPN në Beograd, duhej të sillte deri në 40,000 votues, disa nga pjesa e brendshme e Serbisë, disa nga Republika Srpska, dhe ftesat vinin edhe në emra të emigrantëve. Pra ai u ndihmua nga Dodik.

Është një sinjal i qartë se populli i Beogradit nuk e dëshiron Vuçiçin apo SNS-në dhe se ata presin ndryshime. Ky është një mëkat tjetër i opozitës - pse nuk dolën menjëherë në rrugë për të mbrojtur vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit?

Ndërkohë Vuçiç tani do të duhet të paguajë për atë që ka premtuar. Dhe sinjalet janë se nuk ka gjasa që kjo qeveri të përmbushë të gjithë mandatin e saj. /Përshtati “Pamfleti” nga “Nova

serbi zgjedhje

Lini një Përgjigje