
Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka deklaruar se Izraeli është gati për një tjetër pauzë humanitare për të mundësuar lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi.
Në një konferencë për mediat, Isaac Herzog shtoi se Izraeli po lufton Hamsain dhe jo njerëzit të cilët ndodhen në Gaza.
“Është vërtet e rëndësishme për ne të ritheksojmë, ne nuk po luftojmë popullin e Gazës. Ata nuk janë armiqtë tanë. Ne po luftojmë Hamasin, ata janë armiku. Dhe në këtë drejtim, ne po ndërmarrim të gjitha hapat e mundshëm humanitar sipas të drejtës humanitare ndërkombëtare", tha ai.
Më tej ai pretendoi se Izraeli po bënte përpjekje të mëdha për të rritur ndihmën humanitare dhe sulmoi OKB-në duke i quajtur përpjekjet e saj si "dështim".
"Për dy javët e fundit ka pasur një dështim kryesisht nga Kombet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë në hyrjen e kamionëve në Gaza - vetëm rreth 125 ose 100 kamionë në ditë. Ju mund ta trefishoni sasinë e kamionëve lehtësisht nëse do të kishte vetëm një përpjekje nga Kombet e Bashkuara dhe partnerët e saj. Bota duhet ta dijë se ju mund të kishit pasur dhjetëra mijëra tonë më shumë në ditë që shkonin në Gaza", tha ai.
Lini një Përgjigje