
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se është i gatshëm të fillojë bisedimet me Perëndimin për çështjen e Ukrainës.
“Rusia është e gatshme të fillojë bisedimet me Ukrainën, Shtetet e Bashkuara, dhe Evropën për të ardhmen e Ukrainës, nëse dhe ata e duan këtë. Ne nuk do të heqim dorë nga ajo që është e jona. Rusia nuk do të fillojë luftë me Evropën dhe nuk kemi interes të luftojmë kundër NATO-s”, tha Putin, duke theksuar në të njëjtën kohë se Moska do të mbrojë interesat e saj kombëtare.
Kujtohet se Rusia ka në zotërimin e saj përafërsisht 17.5% të territorit që u njoh ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës kur ra Bashkimi Sovjetik në 1991.
Rusia aneksoi Krimenë në 2014 dhe vitin e kaluar tha se katër territore të tjera të Ukrainës, trupat e së cilës e kontrollojnë pjesërisht, është pjesë e Rusisë.
Ndërsa Kievi tha se nuk do të pushojë derisa ushtari i fundit rus të dëbohet nga Ukraina.
"SHBA po përfiton nga Evropa"
Presidenti rus akuzoi Shtetet e Bashkuara se po shfrytëzojnë Evropën për interesat e veta.
“Rusia do të udhëhiqet nga interesat e saj kur merret me Ukrainën, pavarësisht nga përpjekjet e Kievit për të përfunduar ndonjë marrëveshje”, përfundoi Putin.
Lini një Përgjigje