TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Dhjetor 2023, 18:38

Opozita serbe sërish protestë para godinës së KQZ-së, thirrje për anulimin e rezultatit të zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Opozita serbe sërish protestë para godinës së KQZ-së,

Opozita serbe ka organizuar dhe ditën e sotme një protestë para godinës së KQZ-së në Beograd, në kundërshtim të rezultatit të zgjedhjeve të mbajtura dy ditë më parë.

Koalicioni "Serbia kundër dhunës", së bashku me qindra mbështetës ka vazhduar thirrjet para godinës së KQZ-së anulimin e rezultatit të zgjedhjeve, pasi pretendojnë se Vuçiç i ka vjedhur dhe manipuluar ato.

Ndërkohë duke marrë shkas nga tensionet e krijuara mbrëmë, zona përreth ndërtesës së Komisionit të Zgjedhjeve është rrethuar me një gardh metalik për të mos lejuar që protestuesit të afrohen në hyrje.

Opozita serbe sërish protestë para godinës së KQZ-së,

Edhe pse kjo ditë është festë në Serbi për një numër të madh besimtarësh në Serbi, kjo nuk i ka penguar disa qytetarë të mblidhen para ndërtesës së Komisionit të Zgjedhjeve.

Numri i të grumbulluarve siç pritej është më i vogël se dje dhe situata për momentin është e qetë. Një grup të rinjsh kanë mbërritur para KQZ-së, mes tyre edhe aktivisti Ivan Bjelic. Në mesin e turmës janë edhe disa nga organizatorët e protestës, Radomir Lazoviç dhe Biljana Gjorgjeviç.

Opozita serbe sërish protestë para godinës së KQZ-së,

Një pjesë e njerëzve të mbledhur pranë gardhit metalik kanë shtrirë një pankartë ku shkruhej “Kundër vjedhjes së zgjedhjeve”. Krahas tingujve të bilbilave dhe vuvuzelave dëgjohen thirrjet; “Hajdutë, hajdutë”, raporton Danas.

serbia kqz

Lini një Përgjigje