TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Dhjetor 2023, 18:40

Tërhiqet Izraeli/ Tel Aviv kërkon armëpushim të përkohshëm, Hamasi e refuzon

Shkruar nga Pamfleti

Tërhiqet Izraeli/ Tel Aviv kërkon armëpushim të

Izraeli është tërhequr pas dhe po kërkon një marrëveshje tjetër armëpushimi me Hamasin.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, tha të martën se një marrëveshje armëpushimi po ndërmjetësohet me ndihmën e ndërkombëtarëve, për të liruar më shumë pengje dhe për të dhënë mundësia për të ofruar më shumë ndihmë për enklavën palestineze.

“Izraeli është gati për një tjetër pauzë humanitare dhe për të mundësuar lirimin e pengjeve”, tha Herzog në një takim të ambasadorëve.

Ai gjithashtu theksoi se përgjegjësia i takon tërësisht udhëheqësit të Hamasit, Jahja Sinwar dhe pjesës tjetër të udhëheqjes së Hamasit.

Marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit muajin e kaluar zgjati shtatë ditë dhe 105 pengje u liruan nga Rripi i Gazës, ndërsa 108 të burgosurit palestinezë u liruan nga burgjet izraelite.

Nga ana e saj, organizata islamike refuzon zhvillimin e negociatave mbi temën e shkëmbimit të pengjeve që mban, ndërkohë që lufta me Izraelin vazhdon, por deklaron "të hapur” në çdo iniciativë për ta ndërprerë atë.

"Ne përsërisim qëndrimin tonë se refuzojmë kategorikisht çdo formë të negociatave për shkëmbimin e të burgosurve ndërkohë që lufta gjenocidale e Izraelit vazhdon. Ne jemi të hapur për çdo iniciativë që kontribuon në përfundimin e sulmit ndaj popullit tonë dhe hapjen e rrugëve për të sjellë ndihma dhe për të ofruar ndihmë për popullin palestinez", tha Bassem Naim në një deklaratë.

izrael hamas palestinë armëpushim

Lini një Përgjigje