TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Dhjetor 2023, 20:43

Shtohet presioni ndaj Netanyahut, familjet e pengjeve i kërkojnë qeverisë të arrijë marrëveshje me Hamasin

Shkruar nga Pamfleti

Shtohet presioni ndaj Netanyahut, familjet e pengjeve i kërkojnë

Zëdhënësi i Forumit të Familjeve të Pengjeve dhe Personave të Zhdukur, Haim Rubinstein, deklaroi se familjarët e pengjeve që mbahen në Gaza nga Hamasi janë në ankth pas lajmit se tre pengje u vranë aksidentalisht nga trupat izraelite.

"Ashtu si i gjithë populli i Izraelit, ne të gjithë jemi në dhimbje përballë tragjedisë së djeshme", tha Rubinstein.

Ndërkohë disa anëtarë të familjes së pengjeve folën nga "Sheshi i pengjeve" në Tel Aviv, duke i bërë thirrje qeverisë që të paraqesë një plan për t'i kthyer ata në Izrael të sigurtë. 

Raz Ben-Ami, një peng që u liruar nga paraburgimi i Hamasit në fund të nëntorit, tha se ajo paralajmëroi anëtarët e kabinetit izraelit se luftimet në Gaza mund të dëmtojë ata që mbahen nga Hamasi. Edhe bashkëshorti i saj është marrë peng dhe ende nuk është liruar.

Fatkeqësisht, kisha të drejtë. Pengjet po kalojnë në ferr dhe janë në rrezik për jetën. ... Çdo ditë, orë, minutë është vendimtare. ... Vetëm një fushatë ushtarake nuk do t'i shpëtojë pengjet”, tha ajo.

Ben-Ami tha se ajo po “i lutet” qeverisë izraelite që të paraqesë një kornizë për lirimin e pengjeve dhe të inkurajojë botën ta promovojë atë.

Danny Elgarat, vëllai i pengut Itzhak Elgarat, tha se nuk e kupton çfarë po pret (qeveria izraelite).

Ne shohim se çfarë po ndodh. Ne vazhdojmë të marrim arkivole, një trup pas tjetrit. Anëtarët e familjes do të zhvendosin aktivitetin e tyre në selinë e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit nëse nuk marrin përgjigje nga qeveria.   Ne do të qëndrojmë atje 24/7, duke i pritur ata", tha ai./CNN

hamasi izraeli

Lini një Përgjigje