TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Gusht 2023, 20:16

Shtëpia e Bardhë akuza të rënda Kremlinit: Përgjegjës për vrasjen e kundërshtarëve

Shkruar nga Pamfleti

Shtëpia e Bardhë akuza të rënda Kremlinit:

Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se Kremlini mund të jetë përgjegjës për vdekjen e shefit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

“Ne të gjithë e dimë se Kremlini ka një histori të gjatë të vrasjes së kundërshtarëve”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Udhëheqësi mercenar dhe zyrtarë të tjerë të lartë Wagner vdiqën në një aksident avioni javën e kaluar, sipas komitetit hetimor të Rusisë. Prigozhin vdiq më 23 gusht, pas rrëzimit të avionit me të cilin po udhëtonte nga Moska për në Shën Petersburg.

Një mister ka rrethuar shkakun e rrëzimit. Rusia ka nisur një hetim, por disa ekspertë kanë thënë se gjetjet e tyre nuk do të jenë të besueshme dhe ne kurrë nuk mund të dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Grupi mercenar i Wagner ka njoftuar se sot i është dhënë lamtumira Yevgeny Prigozhin.

“Ceremonia e lamtumirës për Yevgeny Viktorovich u mbajt përmes një organizimi të vogël. Ata që duan t’i thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat Porokhovskoye”, u tha në kanalin në Telegram që përdoret nga Wagner.

prigozhin wagner

Lini një Përgjigje