TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Gusht 2023, 18:18

“Organizuam një ceremoni të vogël”, i jepet lamtumira e fundit Yevgeny Prigozhin

Shkruar nga Pamfleti

“Organizuam një ceremoni të vogël”, i jepet lamtumira

Grupi mercenar i Wagner ka njoftuar se sot i është dhënë lamtumira Yevgeny Prigozhin. ky i fundit vdiq më 23 gusht, pas rrëzimit të avionit me të cilin po udhëtonte nga Moska për në Shën Petersburg.

Ceremonia e lamtumirës për Yevgeny Viktorovich u mbajt përmes një organizimi të vogël. Ata që duan t’i thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat Porokhovskoye”, u tha në kanalin në Telegram që përdoret nga Ëagner.

Varreza që grupi iu referua gjendet në periferi të qytetit të Shën Petersburgut.

Komiteti Hetues i Rusisë konfirmoi se Prigozhin vdiq gjatë rrëzimit të avionit privat. Avioni, me dhjetë persona në bord, u rrëzua më 23 gusht në veri të Moskës.

Lini një Përgjigje