TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Gusht 2023, 19:41

Mediat italiane ngrenë alarmin: Covid-19 po rikthehet, rriten ndjeshëm të infektuarit

Shkruar nga Pamfleti

Mediat italiane ngrenë alarmin: Covid-19 po rikthehet, rriten ndjeshëm

Italia ka dhënë alarmin se Covid-19 ka filluar të rishfaqet.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, në javën e fundit të monitoruar (17-23 gusht), ka pasur 11,606 raste pozitive, krahasuar me 5,919 javën e kaluar. Shkalla e pozitivitetit shkoi nga 6.5% në 9.2% dhe u rrit gjithashtu numri i tamponëve, nga mbi 91,000 në mbi 126,000. Incidenca e rasteve të diagnostikuara ishte 14.5 për 100,000 banorë, në rritje në krahasim me javën e kaluar (11 raste për 100,000 banorë).

Sipas “Corriere Della Sera”, në shumë vende të botës, normat e pozitivitetit janë në rritje. Në Britaninë e Madhe (më 17 gusht) shkalla e pozitivitetit ishte 7.1% krahasuar me 5.4% në raportin e mëparshëm. 10.8 raste për 100 000 banorë.

Një valë infeksionesh me koronavirus ka prekur kampet verore, shkollat ​​dhe vendet e punës edhe në SHBA. Gjatë javës së fundit, shtrimet në spital u rritën me 18,8% dhe shkalla e pozitivitetit të tamponëve ishte 13,4%, një rritje e lehtë nga një javë më parë.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), raporton një rritje në transmetimin e SARS-CoV-2 në më shumë se gjysmën e vendeve të BE-së që ofrojnë të dhënat, megjithëse nivelet mbeten "të ulëta me ndikim deri tani të kufizuar në shtrimet në spital".

Lini një Përgjigje