TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Janar 2024, 12:42

Shtëpi të shkatërruara dhe asfalte të çara, pamjet dramatike nga tërmeti i fuqishëm në Japoni

Shkruar nga Pamfleti

Shtëpi të shkatërruara dhe asfalte të çara, pamjet

Një tërmet shkatërrues goditi sot Japoninë qendrore me një magnitudë prej 7.6 ballë, duke shkaktuar evakuime masive përgjatë pjesës më të madhe të vijës bregdetare të vendit.

Sipas mediave të huaja, mbi 20 tërmete mbi 4.0 ballë goditën vendin pak pas orës 16:00 me orën lokale dhe valët e para të cunamit kanë filluar të godasin bregun verior të Japonisë qendrore.

Agjencia meteorologjike e vendit raportoi se valët e para të mëdha goditën portin Wajima në prefekturën Ishikawa në orën 16:21 me orën lokale, me shumë të tjera që priten në minutat dhe orët e ardhshme. Dhe Japonia tani po përgatitet për valë deri në 5 metra që mund të vijnë më vonë sot.

Disa autostrada kryesore u mbyllën, tha operatori rrugor, dhe diku u pezullua edhe transporti hekurudhor. Nga pamjet shihet asfalti i çarë dhe shtëpi të shkatërruara.

Shtëpi të shkatërruara dhe asfalte të çara, pamjet

Shtëpi të shkatërruara dhe asfalte të çara, pamjet

Shtëpi të shkatërruara dhe asfalte të çara, pamjet

Shtëpi të shkatërruara dhe asfalte të çara, pamjet

japoni tërmeti

Lini një Përgjigje