Një tjetër figurë e lartë e ushtrisë ruse ka humbur jetën në rrethana të dhunshme pranë Moskës, pasi automjeti i kolonelit Damir Davydov shpërtheu të martën në qytetin Balashikha.
Sipas mediave ruse, makina e 57-vjeçarit ishte e pajisur me një mjet shpërthyes që dyshohet se përmbante rreth 500 gramë TNT. Shpërthimi ndodhi ndërsa automjeti po lëvizte pranë banesës së tij, vetëm rreth 200 metra larg vendit ku jetonte.
Davydov mbante gradën e kolonelit dhe drejtonte një sektor të Drejtorisë Kryesore të Raketave dhe Artilerisë (GRAU) në Ministrinë ruse të Mbrojtjes, një strukturë kyçe për furnizimin e forcave të armatosura.
Russian authorities are searching for a suspect in the car bombing in Balashikha, Moscow Oblast.
— Special Kherson Cat ???????????? (@bayraktar_1love) June 9, 2026
According to reports, an explosive device equivalent to 300–400 grams of TNT had been placed beneath the driver's seat. The explosion occurred shortly after the man got into the… https://t.co/YuUkcYczkO pic.twitter.com/dZ8aE7W6HD
Rrethanat e sakta të atentatit mbeten ende të paqarta. Sipas disa raportimeve, bomba ishte vendosur poshtë automjetit ose nën sedilje, ndërsa një version tjetër sugjeron se lënda shpërthyese ndodhej në një makinë të parkuar pranë rrugës dhe u aktivizua nga distanca sapo automjeti i kolonelit iu afrua zonës.
Autoritetet ruse konfirmuan se Komiteti Hetimor ka hapur një çështje penale për shpërthimin e automjetit, megjithëse fillimisht nuk publikuan identitetin e viktimës.
Surveillance footage captured the moment a BMW exploded this morning in the Aviatorov district of Balashikha, Moscow Oblast. https://t.co/7ZIodiEUSZ pic.twitter.com/np1K3RwNDm
— Special Kherson Cat ???????????? (@bayraktar_1love) June 9, 2026
Davydov konsiderohej një figurë me rëndësi në zinxhirin e furnizimit të ushtrisë ruse. Emri i tij ishte përmendur edhe në dokumente të publikuara nga ish-kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, gjatë përplasjes së tij me Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas disa hetimeve mediatike, ai ishte një nga tre zyrtarët ushtarakë që kishin rol të drejtpërdrejtë në shpërndarjen e municioneve për forcat e armatosura ruse.
Ngjarja ka rikthyer kujtimet e një atentati të ngjashëm të ndodhur në të njëjtën zonë. Në prill të vitit 2025, vetëm rreth 350 metra larg vendit të shpërthimit të sotëm, u vra në mënyrë të ngjashme zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, Yaroslav Moskalik.
Balashikha, në periferi të Moskës, njihet si një zonë ku banojnë shumë familje të personelit ushtarak rus, çka e bën atentatin edhe më të ndjeshëm për autoritetet ruse.
Hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivet e sulmit janë në vazhdim.
A car exploded in the Moscow suburb of Balashikha. According to reports, the driver was killed in the blast. The circumstances of the incident and the identity of the victim remain unknown. pic.twitter.com/s4xxttMw1m
— Special Kherson Cat ???????????? (@bayraktar_1love) June 9, 2026
Mos mer Ukrainas, cfare beni? E kuptoj qe ju doni te ngordhe Putini nga diarrea, simbol i frikes. Si kane thene, pritja e vdekjes eshte me e vuajteshme se vete vdekja.