TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shkurt 2024, 07:54

Shpërthimi me bombë artizanale në Ministrinë e Punës në Athinë, publikohen pamjet

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi me bombë artizanale në Ministrinë e Punës

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga shpërthimi me bombë artizanale në Ministrinë e Punës në Athinë.

Shpërthimi me bombë artizanale në Ministrinë e Punës

Një telefonatë anonime e kryer rreth orës 00.49 pas mesnate në një televizion dhe një gazetë të Athinës paralajmëroi hedhjen në erë me një mekanizëm shpërthyes të Ministrisë së Punës në kryeqendrën greke.

Personi i panjohur tha se telefononte në emër të organizatës revolucionare “Vetëmbrojtja e klasës revolucionare”. Policia është vendosur menjëherë në lëvizje, duke bërë rrethimin e zonës dhe ndalimin e qarkullimit në rrugën “Stadhiu” të kryeqytetit helen.

Ndërkohë nga shpërthimi i ndodhur në orën 01.29, sipas orës lokale, ka lënë të dëmtuar kangjellën e rrethimit dhe janë thyer disa xhama në perimetrin e ndërtesës, por pa dëme serioze për këtë institucion.

Shpërthimi me bombë artizanale në Ministrinë e Punës

Lini një Përgjigje