TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Gusht 2023, 08:09

Shpërthim i fuqishëm pranë Kremlinit, rrëzohet droni ukrainas

Shkruar nga Pamfleti

 Shpërthim i fuqishëm pranë Kremlinit, rrëzohet droni
Një shpërthim i fuqishëm nga rënia e një droni ukrainas është dëgjuar në orët e para të së premtes pranë “Qytetit” të Moskës, pak kilometra larg Kremlinit.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i bashkisë së qytetit, Sergei Sabianin. Ai pretendoi se sistemi i mbrojtjes ajrore të Moskës u aktivizua dhe rrëzoi një dron ukrainas. Mbetjet e UAV-së, shtoi ai, ranë pranë qendrës së ekspozitës së qytetit.

“Gjatë përpjekjes së tij për të arritur në Moskë, forcat e mbrojtjes kundërajrore shkatërruan dronin. Mbetjet e tij ranë në zonën e qendrës së ekspozitës dhe nuk shkaktuan dëme të konsiderueshme në ndërtesë”, tha Sergej Sabianin, duke shtuar se bazuar në informacionet e  para, nuk ka viktima.

Informacioni se një tentativë për sulm me dron ukrainas në Moskë u zmbraps gjithashtu përmes Telegramit nga Ministria ruse e Mbrojtjes, duke shtuar se pasi u godit nga mbrojtjet kundërajrore, ai “ndryshoi kursin” dhe u përplas në një ndërtesë zyre.

Informacionet nga mediat ukrainase raportuan se për shkak të këtij incidenti Aeroporti Vnukovo i Moskës u mbyll përkohësisht.

Lini një Përgjigje