TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Janar 2024, 21:25

Shokuese në Ekuador/ Bandat e armatosura hyjnë në studion televizive Live, marrin peng panelistët dhe stafin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shokuese në Ekuador/ Bandat e armatosura hyjnë në studion

Një ngjarje shokuese ka ndodhur vetëm disa momente më parë në Ekuador, ku persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një studio televizive.

Sipas mediave të huaja, mësohet se personat e armatosur po mbajnë peng njerëzit që ndodheshin në studio, ndërsa pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.

Duke përdorur pistoleta, mitralozë dhe kallëpe dinamiti, kriminelët e maskuar sulmuan selinë e rrjetit TC Televisión në qytetin më të madh të Ekuadorit, Guayaquil.

Ata kanë bërtitur duke thënë se kanë me vete bomba, ndërsa mësohet se brenda studios janë dëgjuar të shtëna.

Në video mund të dëgjoheshin gazetarët duke deklaruar: “Duan të na vrasin të gjithëve”.

Ndërkohë një nga sulmuesit thotë: “Jemi në transmetim që ta dinë se nuk duhet të luajnë me mafien”.

Të gjendur përballë këtij kërcënimi punonjësit e tjerë thuhet se mund të dëgjoheshin gjithashtu duke bërtitur: “Mos qëlloni, ju lutem!”

Katastrofa filloi rreth orës 14:00 të kësaj të marte me orën lokale. Rreth gjysmë ore më vonë u dëgjuan një sërë shpërthimesh nga brenda studios. Transmetimi u mbyll shpejt rreth orës 14:39, por emisioni mbeti drejtpërdrejtë në kanalet ndërkombëtare.

Një nga sulmuesit e maskuar dyshohet se kishte marrë me vete një shkop dinamiti në ndërtesë, të cilën e la te ambientet e recepsionit, duke shkaktuar shpërthimet.

Shërbimet e urgjencës u alarmuan shpejt për incidentin dhe njësitë e specializuara, duke përfshirë skuadrat e bombave dhe ekipet taktike u dërguan në vendngjarje. Ndërkohë, punonjësit në Gamavisión, një studio në të njëjtën ndërtesë me TC Televisión, u evakuuan përmes një dalje anësore dhe u larguan në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes.

Incidenti vjen në mes të rrëmbimit të të paktën shtatë oficerëve të policisë dhe sërë shpërthimesh, vetëm një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Adolfo Macias, i njohur si Fito, u raportua i zhdukur nga qelia e tij të dielën (7 janar).

Kreu i bandës Los Choneros po vuante dënimin me 34 vjet në burgun La Regional për trafik droge dhe vrasje.

ekuador studio televizive peng paneliste staf

Lini një Përgjigje