TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Janar 2024, 11:15

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Michelle Obama: Jam e tmerruar nga ajo që mund të ndodhë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Michelle Obama: Jam e tmerruar nga ajo

Michelle Obama shprehu mendimet dhe shqetësimet e saj  gjatë një interviste me Jay Shetty. E pyetur se cila është frika e saj më e madhe Michelle tha ishte e frikësuar për situatën në të cilën bota ndodhet tani.

Michelle Obama përmendi një sërë shqetësimesh specifike që ka, duke përfshirë luftërat e vazhdueshme, efektet e mundshme të inteligjencës artificiale tek njerëzit dhe ndryshimet klimatike.

“Çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme? Unë jam e tmerruar nga ajo që mund të ndodhë, sepse udhëheqësit tanë kanë rëndësi. Kë zgjedhim, kush flet në emrin tonë, kush është në detyrë, ndikon tek ne në mënyra që ndonjëherë mendoj se njerëzit i marrin si të mirëqenë.

Nuk duhet të marrim të mirëqenë demokracinë”, tha Michelle Obama.

michelle obama shba

Lini një Përgjigje