
Një nga bosët më të mëdhenjt të bandave të drogës në Ekuador ka arritur të arratiset nga burgu duke bWrë që vendi të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.
Bosi i drogës, Adolfo Macias i njohur si Fito u zhduk nga qelia e tij të dielën pak kohë para se të transferohej në një burg tjetër të sigurisë së lartë në qytetin e Guayaquil.
Pas ngjarjes Prokurorët e Ekuadorit kanë ngritur akuza ndaj dy rojeve të burgut pasi dyshohet se ata mund të jenë pjesë e planit të arratisjes se Fitos.
Kreu i bandës Los Choneros po vuante dënimin me 34 vjet në burgun La Regional për trafik droge dhe vrasje. Kjo nuk është hera e parë që Fito ia ka dalë të arratiset nga burgu pasi edhe në vitin 2013, Macias iku nga një burg i sigurisë së lartë. Por kjo arratisje e tij nuk zgjati shumë pasi disa javë më vonë u arrestua.
Los Choneros është një nga bandat që autoritetet i konsiderojnë përgjegjëse për një rritje të dhunës që arriti nivele të reja vitin e kaluar me vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio. Sipas autoriteteve banda ka lidhje me kartelin Sinaloa të Meksikës. Edhe pse brenda burgut, Macias besohej se ishte në gjendje të ushtronte ndikimin e tij mbi bandën, duke përfshirë kontrollin e rrugëve dhe territorit të trafikut të drogës.
Lini një Përgjigje