TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2024, 16:51

Shërbimi rus kërkonte "kokën" e tij si dhuratë për Putinin para betimit, detajet si Zelensky i shpëtoi ekzekutimit

Shkruar nga Pamfleti
Shërbimi rus kërkonte "kokën" e tij si dhuratë
Volodymyr Zelensky

Sipas mediave ukrainase, dy zyrtarë të Administratës së Sigurisë Shtetërore, janë arrestuar, nën akuzën për tradhti dhe bashkëpunim në një sulm terrorist...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka shpëtuar një tjetër plani të Moskës për ta eliminuar.

Që në nisje të konfliktit Rusia e ka pasur synim eliminimin e tij dhe ka tentuar të gjitha format. Së fundmi shërbimet ruse kanë arritur të bëjnë për vete njerëz shumë pranë presidenti ukrainas, por eliminimi i tij është shmangur në kohë.

Sipas mediave ukrainase, dy zyrtarë të Administratës së Sigurisë Shtetërore, janë arrestuar, nën akuzën për tradhti dhe bashkëpunim në një sulm terrorist.

Ata ishin pagur nga Moska dhe një nga detyrat e rrjetit të inteligjencës ruse ishte të kërkonte mes ushtarakëve pranë sigurisë së presidentit, për njerëz që mund të merrnin peng kreun e shtetit dhe më pas ta vrisnin.

Përveç Zelenskit, rusët synonin të eliminonin kreun e SBU-së Vasily Malyuk dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë. Kreu i SBU, Vasily Malyuk, pretendon se një rreth i ngushtë njerëzish dinin për këtë operacion special dhe ndërhynë në kohë.

Sipas tij, sulmi terrorist duhet të ishte "një dhuratë për Putinin para inaugurimit të tij si president". Në veçanti, sipas shërbimeve sekrete, agjentët synonin të vrisnin kreun e ushtrisë Budanov, para Pashkëve.

Sot Vladimir Putin u betua si president pas fitores në zgjedhje dhe premtoi të bënte "çdo gjë të nevojshme" për të konfirmuar besimin e popullit rus. Në fillim të fjalës së tij, presidenti falënderoi qytetarët e të gjitha rajoneve të vendit.  Kreu i Kremlinit tha se ishte i sigurt se zgjedhja e bërë nga rusët gjatë zgjedhjeve të marsit të kaluar "konfirmoi korrektësinë e kursit të ndjekur nga vendi, i cili është i rëndësishëm në sfondin e sfidave serioze me të cilat po përballemi". Ndër objektivat kryesore të mandatit të tij, i cili do të zgjasë deri në vitin 2030, Putin përmendi garantimin e sigurisë së popullit rus, duke premtuar se do t'i japë këtij aspekti "prioritetin më të lartë". /Pamfleti

Lini një Përgjigje