TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2024, 14:17

Komplot për të vrarë Zelensky-n, arrestohen dy zyrtarë ukrainas të urdhëruar nga Rusia

Shkruar nga Pamfleti

Komplot për të vrarë Zelensky-n, arrestohen dy zyrtarë

Dy zyrtarë ukrainas të sigurisë janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë organizuar komplot për të vrarë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskey, ka thënë Kievi. 

Dyshohet se dy zyrtarër ukrainas kanë marrë urdhrin nga Rusia, shkruajnë mediat e huaja.

Shërbimi ukrainas i sigurisë (SBU) ka deklaruar se ka zbuluar një komplot rus për të vrarë presidentin Volodymyr Zelensky si dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë ukrainas. 

"Dy kolonë të njësisë së mbrojtjes së qeverisë ukrainase janë arrestuar"

Ata ishin pjesë e një rrjeti agjentësh që i përkisnin shërbimit rus të sigurisë shtetërore (FSB)”, tha SBU. 

Ata thuhet se kishin kërkuar për “ekzekutues” të vullnetshëm midis truprojave të Zelensky-t, të cilët mund ta merrnin atë peng dhe ta vrisnin. 

 

 

zelensky ukrainas zyrtare rusia

Lini një Përgjigje