TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Maj 2026, 14:19

Shefi i NATO-s paralajmëron Putin: Nëse ju merr koka erë dhe na sulmon, ju shkatërrojmë!

Shkruar nga Pamfleti
Shefi i NATO-s paralajmëron Putin: Nëse ju merr koka erë dhe na
Kreu i NATO, Mark Rutte

Shefi i NATO-s, Mark Rrutte ka paralajmëruar Rusinë një sulm ndaj shteteve anëtare të aleancës do të merrte përgjigje shkatërrimtare për vetë ata.

Në një konferencë për mediat me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, Rutte vlerësoi Suedinë për punën e bërë në ndalimin e flotës ruse në hije.

“Ta kemi të qartë, aftësia jonë për të mbrojtur çdo aleat, është absolute. Nëse dikujt i merr koka erë dhe na sulmon, përgjigja jonë do të jetë shkatërrimtare”, tha Rutte.

Sekretari i Përgjithshëm komentoi edhe vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta pakësuar trupat në Europë, duke thënë se nuk është shumë i shqetësuar. “Është drejtë që të krijojmë balanca të reja”, tha ai. 

Rutte, ka lënë të kuptohet se SHBA pritet të bëjë njoftime të tjera në ditët në vijim lidhur me planet për të “ribalancuar” aleancën dhe për të ulur varësinë e tepruar të NATO-s nga SHBA-ja.

Ndryshimet e pritshme lidhen me modelin e forcave të NATO-s, një strukturë që përfshin trupat dhe kapacitetet ushtarake të gatshme për t’u përdorur në rast konflikti apo krize të madhe.

Lajmi u raportua fillimisht nga agjencia Reuters, e cila bëri të ditur se administrata amerikane po përgatitet të reduktojë një pjesë të kapaciteteve ushtarake që do të kishte në dispozicion për të mbështetur aleatët europianë në raste emergjente.

I pyetur nga televizioni publik suedez SVT për këto ndryshime, Rutte tha se nuk është “i shqetësuar” për këto zhvillime.

Duke folur për nevojën e ribalancimit të aleancës, Rutte tha se ndryshimet që pritet të shpallen nga SHBA-ja gjatë kësaj dhe javës së ardhshme janë “plotësisht të realizueshme” dhe lidhen drejtpërdrejt me procesin që NATO nisi vitin e kaluar për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet anëtare.

“Kjo është pikërisht arsyeja pse ne nisëm këtë proces vitin e kaluar dhe arritëm në përfundime në Hagë sa i përket shpenzimeve të mbrojtjes.”, tha Rutte. 

shefi i nato-s paralajmëron putin

Lini një Përgjigje