TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Maj 2026, 13:56

Droni “fantazmë” rikthehet mbi Letoni, aktivizohen avionët e NATO-s

Shkruar nga Pamfleti
Droni “fantazmë” rikthehet mbi Letoni, aktivizohen avionët
dron

Forcat e armatosura të Letonisë kanë njoftuar se një dron i paidentifikuar ka hyrë në hapësirën ajrore të vendit për të tretën ditë radhazi, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të NATO-s.

Sipas autoriteteve ushtarake, avionët luftarakë të Aleancës, të angazhuar në misionet e policimit ajror në rajonin e Balltikut, u ngritën në ajër për të monitoruar situatën.

“Avionët luftarakë të NATO-s të caktuar për misionet e policimit ajror të Balltikut u vendosën në përgjigje”, thuhet në njoftimin e forcave të armatosura letoneze.

Deri më tani nuk është konfirmuar origjina e dronit, por incidenti vjen në një periudhë tensionesh të shtuara në rajon. Në muajt e fundit, disa dronë ushtarakë ukrainasë kanë hyrë aksidentalisht në hapësirat ajrore të vendeve anëtare të NATO-s.

Të martën, një avion luftarak i NATO-s rrëzoi një dron të dyshuar ukrainas mbi Estoni, pasi mjeti ajror dyshohet se kishte humbur kursin për shkak të kundërmasave ruse. Një incident i ngjashëm në Lituani shkaktoi ndërprerje të trafikut ajror dhe detyroi politikanët të strehoheshin në ambiente nëntokësore.

Situata ka shtuar shqetësimet për sigurinë në rajonin baltik, ndërsa Letonia po përballet edhe me krizë politike, pasi qeveria dha dorëheqjen javën e kaluar mes kritikave për mënyrën e menaxhimit të incidenteve të mëparshme me dronë.

Lini një Përgjigje