Negociatorët nga SHBA do t'i kërkojnë Teheranittë lirojë qytetarët amerikanë që janë ndaluar në Iran, teksa bisedimet e paqes nisin të shtunën, në Pakistan. Lajmi u bë i ditur nga Washington Post, që citon burime të njohura me planet.
Kërkesa për lirimin e amerikanëve mund të vonohet nëse bisedimet midis ekipit të Donald Trump dhe Iranit rezultojnë të vështira, thanë të njëjtat burime.
Lirimi ose shkëmbimi i qytetarëve të ndaluar nuk ishte përfshirë në planin 10-pikësh të propozuar nga Irani, të bërë publik nga media shtetërore iraniane dhe të refuzuar nga SHBA-të.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, theksoi se plani që Irani bëri publik ishte "shumë i ndryshëm" nga ai që zyrtarët iranianë ia përcollën privatisht Trumpit.
Delegacionet nga Uashingtoni dhe Teherani do të takohen në Pakistan të Shtunën e Madhe për bisedime, pasi ranë dakord më parë këtë javë për një armëpushim të kushtëzuar dyjavor.
Lini një Përgjigje