TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Tetor 2025, 22:57

SHBA e vendosur për testet bërthamore, Vance: Janë të nevojshme për të testuar funksionimin e arsenalit nuklear

Shkruar nga Pamfleti

SHBA e vendosur për testet bërthamore, Vance: Janë të

Zëvendës presidenti i SHBA-së J.D. Vance, ka mbështetur Donald Trump për rinisjen e testeve bërthamore. Teksa Rusia reagoi ashpër, Vance argumentoi se testet janë të rëndësishme për sigurinë kombëtare.

"Është një pjesë e rëndësishme e sigurisë kombëtare amerikane të sigurohemi që arsenali ynë bërthamor të funksionojë siç duhet", u tha ai gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë.

"Ne kemi një arsenal të konsiderueshëm, padyshim. Rusët kanë një arsenal të konsiderueshëm bërthamor. Kinezët kanë një arsenal të konsiderueshëm bërthamor. Ndonjëherë na duhet ta testojmë atë për t'u siguruar që po funksionon siç duhet", tha ai.

Lini një Përgjigje