
Në Serbi terrori dhe kërcënimet për maskara të tjera ende vazhdojnë, me nxënës të cilët bëjnë deklarat të frikshme në rrjetet sociale ku paralajmërojnë vrasje të tjera.
Një rast i tillë është evidentuar nga polica në Nish, ku kanë arrestuar një 13-vjeçar i cili kishte shpërndarë nga data 3 deri në 5 maj disa mesazhe kërcënuese në grupin e klasës në rrjetin social Instagram.
“Policia duke kontrolluar banesën ku jeton, ka gjetur dy pistoleta plastike të zeza të vendosura kutitë përkatëse”, thuhej në njoftimin e Policisë së Nishit.
I dyshuari i mitur është sjellë para gjyqtarit kompetent të Gjykatës së Lartë në Nish, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale të rrezikimit të sigurisë.
Ndërkohë edhe dje në Nish është arrestuar një i ri 17-vjeçar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kishte njoftuar në Instagram se brenda një dite në Nish do të vriteshin mbi 30 persona.
Situata me kërcënimet në Serbi ka dalë jashtë kontrollit, që pas masakrës së shkaktuar nga një 14-vjeçarë në një shkollë në Beograd. Pas ngjarjeve qeveria serbe ka marrë masa të rrepta për përdorimin e armëve madje sot ka njoftuar dhe nisjen e një aministi për të gjithë personat të cilët kanë armë pa leje për t’i dorëzuar pranë autoriteteve.
Lini një Përgjigje