
Lëvizja opozitare Kreni-Promeni, tha se 10,000 njerëz nënshkruan peticionin në më pak se 24 orë.
Një grup opozitar në Serbi nisi këtë të hënë një peticion kundër projektit që do të financohen nga firma e dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, Jared Kushner, në qendër të Beogradit, në ish-selinë e ushtrisë serbe të shkatërruar nga bombardimet e NATO-s në 1999.
Pak kohë më parë, Kushner konfirmoi raportet se kompania e tij ka në plan të financojë projektin në qendër të Beogradit. Ai do të kishte një hotel të lartë, një kompleks apartamentesh luksoze, hapësira për zyra dhe dyqane.
Peticioni i kërkon qeverisë së Serbisë të respektojë ligjin, i cili thotë se ndërtesa mund të kthehet vetëm në funksionin e saj origjinal. Ai gjithashtu kërkon që Muzeu i Historisë Serbe të krijohet atje.
“Ndërtimi i një hoteli në vendin e kësaj godine është i paligjshëm dhe përfaqëson shkatërrimin e dinjitetit tonë”, tha lëvizja opozitare Kreni-Promeni, tha se 10,000 njerëz nënshkruan peticionin në më pak se 24 orë.
Zyrtarët e qeverisë pro-Trump në Serbi e kanë mirëpritur projektin, por opozita dhe shumë në publikun e gjerë janë shprehur kundër tij. Për shumë njerëz, vendi i ndërtesës së komandës së ushtrisë të bombarduar, është një simbol i fuqishëm i rezistencës së Serbisë kundër asaj që ata e quanin agresion të NATO-s 25 vjet më parë.
Në fillim të këtij muaji, ministria shqiptare e turizmit pranoi se kishte marrë një aplikim për projekt investimi nga firma e Kushner, Affinity Partners, për të kthyer një ish-bazë ushtarake në ishullin e Sazanit në detin Adriatik në një vend të mbushur me resorte. Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është krenare që ka tërhequr një interes të tillë.
Planet e Kushnerit në Ballkan duket se kanë qenë pjesërisht përmes marrëdhënieve të vendosura gjatë presidencës së Trump.
Ai tha se ka punuar në këto marrëveshje me Richard Grenell, i cili shërbeu si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Dialogun Kosovë-Serbi dhe për një kohë të shkurtër si Ushtrues Detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare gjatë mandatit të Donald Trump.
Kujtojmë se Kushner shërbeu si këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe pas largimit nga detyra, ai themeloi firmën Affinity, e cila ka asete me vlerë 3.1 miliardë dollarë.
Firma e tij mbështetet nga investitorë të Lindjes së Mesme që gëzojnë mbështetje shtetërore, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite./Përshtati “Pamfleti” nga “The Washington Post”
Lini një Përgjigje