TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Maj 2023, 18:43

Sanksionet, Rusia nis presionet ndaj Vuçiç: Refuzo Perëndimin, presim urtësi politike prej teje

Shkruar nga Pamfleti

Sanksionet, Rusia nis presionet ndaj Vuçiç: Refuzo

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka kuptuar se marrëveshja me Kosovën nuk është kushti i vetëm që ai duhet të përmbushë për të hyrë në BE. Kushti kryesor do jetë vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe kjo ka nisur të shqetësojë Moskën...

Rusia ka nisur presionet ndaj Serbisë, nga frika e sanksioneve. Zërat se Beogradi do të vendosë sanksione ndaj Moskës janë shtuar ndjeshëm dhe Kremlini ka nisur t’i paraprijë situatës.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se shpresonte se Serbia do të ketë forcë dhe sovranitet të mjaftueshëm për të mbajtur veten jashtë asaj që ai e quajti "Perëndimi kolektiv" që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ne e dimë se çfarë urtësie politike dhe këmbëngulje duhet të ketë Presidenti Aleksandër Vuçiç. Ne e dimë se si ai duhet të arrijë një ekuilibër të mirë. Serbia, së bashku me Bjellorusinë, është i vetmi vend evropian që nuk i është bashkuar sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për ndërhyrjen e saj të armatosur në Ukrainë”, tha ai, raporton “TASS".

Më tej Peskov dha sinjale se frika e Rusisë është se në momentin që Beogradi do mbështesë Perëndimin, do nisë distancimin nga Rusia.

"Serbia është një vend sovran dhe ne nuk kemi asgjë kundër [marrëdhënieve të saj me Perëndimin]. Gjëja kryesore për ne është se nuk duhet të jetë si perëndimorët, pasi ata besojnë se nëse një vend është i gatshëm të jetë mik me ta, ai duhet të urrejë Rusinë”, tha ai.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka kuptuar se marrëveshja me Kosovën nuk është kushti i vetëm që ai duhet të përmbushë për të hyrë në BE. Të gjithë e dinë se Brukseli nuk do pranonte një “Kalë Troje” nga Rusia. Për këtë arsye gjatë, gjithë këtyre ditëve po vijnë sinjale nga Beogradi se nuk do të jetë e largët dita kur do të ketë sanksione ndaj Moskës. /Pamfleti

vucic sanksione rusia

Lini një Përgjigje