TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2025, 15:46

Samiti i NATO-s, Meloni: Trump të jetë i vendosur, t'i japë fund edhe masakrës në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i NATO-s, Meloni: Trump të jetë i vendosur, t'i japë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka folur lidhur me armëpushimin Izrael-Iran. Në një deklaratë pas përfundimit të samitit të NATO-s, Meloni tha se i ka kërkuar presidentit Donald Trump dhe liderëve të tjerë që të tregojnë të njëjtën vendosmëri edhe për krizën në Ukrainë dhe në Rripin e Gazës.

“I thashë Presidentit Donald Trump dhe samitit se e njëjta vendosmëri që u tregua në luftën mes Izraelit dhe Iranit duhet të përdoret edhe për dy armëpushime të tjera: për Ukrainën dhe për Gazën. Situata në Gaza është e paqëndrueshme", tha Meloni.

Aktualisht, politika ndërkombëtare ndodhet mes tensionesh të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe një luftë që ende po vazhdon në Ukrainë.

Meloni theksoi nevojën për një qasje të bashkërenduar dhe të fortë nga Perëndimi për të shtyrë drejt një zgjidhjeje diplomatike në të dyja frontet.

Deklarata e Melonit është parë si një përpjekje për të riafirmuar rolin e Italisë në diplomacinë ndërkombëtare dhe për të promovuar një qasje më aktive të NATO-s në çështjet humanitare dhe të sigurisë globale.

Lini një Përgjigje